Flaket i afrohen ndjeshem banesave

Nga Class• 28 September 2026

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e kësaj të hëne në një sipërfaqe me bimësi në fshatin Lalm i Ri, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe era, duke iu afruar disa banesave në zonë.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre drejt banesave.

Aktualisht, vijon puna për shuarjen e disa vatrave ende aktive dhe izolimin e plotë të zjarrit.