Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në sy

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka njoftuar se Erjon Vishkulli,
28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave studentore në Tiranë,
ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.
Sipas ministres, ndërhyrja e kryer nga profesori Stanislao Rizzo arriti të shpëtonte syrin e të riut.
Megjithatë, rrugëtimi drejt rikuperimit të plotë do të vijojë, ndërsa mjekët do të ndjekin ecurinë e tij shëndetësore.
Vishkulli mbeti i plagosur në syrin e majtë pasi u godit me plumb gome gjatë protestave studentore në kryeqytet. Fillimisht, ai mori trajtim mjekësor në Shqipëri, por për shkak të kompleksitetit të dëmtimit u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.
Përmes një reagimi publik, Spahiu bëri të ditur gjithashtu se qeveria ka miratuar mbështetjen financiare për trajtimin e 28-vjeçarit. Ministrja falënderoi ekipin mjekësor në Romë për ndërhyrjen, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.
“Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën ‘Gemelli’ në Romë, e cila e ka shpëtuar syrin e djalit”, shkruan Spahiu
Ministrja bëri të ditur se, në emër të saj dhe të qeverisë shqiptare, kishte falënderuar profesor Stanislao Rizzon për ndërhyrjen e suksesshme, ndërsa theksoi se mbështetja financiare për Erjonin u miratua po atë ditë.
Më të Lexuarat

LAJME
Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

LAJME
“Vd*sja fare kur Rita Lati bënte…”/ Roza: Sdo ta besoni dot cfare me kane bere ne sy te familjes se Behar Merës.

LAJME
Mjekët italianë i shpëtuan syrin por tani…., Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli,
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Diaspora trondit Ramën e Berishën, vjen thirrja urgjente që përmbys gjithçka! Jeni dakord?
A do të sjellë protesta e së shtunës një kthesë në politikën shqiptare? Evaristo Demiraj ka folur për protestë...

LAJME
Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

LAJME
“Vd*sja fare kur Rita Lati bënte…”/ Roza: Sdo ta besoni dot cfare me kane bere ne sy te familjes se Behar Merës.

LAJME