Eli Fara i hakmerret kompozitorit Hila – Ja çfarë i bëri

Nga Class• 2 October 2026

Eli Fara i hakmerret kompozitorit Hila – Ja çfarë i bëri

Gazetari Andi Vrapi ka thënë se, sipas burimeve brenda policisë, Eli Fara ka bërë një denoncim zyrtar në polici ndaj kompozitorit Adi Hila.

Ai foli si i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku tha se ky veprim i saj u heq organeve kompetente çdo justifikim për të mos vepruar.

“Burime brenda policisë sot në mëngjes kur po shkruheshim kanë treguar që në fakt Eli Fara e ka marrë guximin

 edhe nuk e di të ta them mbrëmë vonë në darkë apo sot në mëngjes ka bërë një denoncim në polici,

 sepse tashmë është e regjistruar, kështu që kam përshtypjen tashmë nuk ka më asnjë justifikim nga organet kompetente që të bëjnë asgjë më pak e asgjë më shumë se punën e tyre, të cilën do ta kishin bërë ndoshta që mbrëmjen e të martës mbrëma.

Unë mendoj që zonjat në fakt, zonjat në fjalë të gjitha, jo vetëm dy zonjat e njohura, nuk na kanë neve borxh asnjë deklaratë publike apo një shpjegim, më shumë sesa ne, të gjithë ne bashkë ndoshta duhet të tregohemi më empatikë ndaj tyre.

Askush nga ne jo vetëm që nuk do të donte të kishte njerëzit e tij të dashur prezentë në ato video, po as vetë nuk do të donim të ishim në ato video. Ndoshta shoqëria jonë duhet të fillojë pak të jetë më empatike për çështje të tilla dhe jo t’i përdorë…”, tha ai, njofton Klankosova.