Ekskluzive - Pas qëndrimit kundër tij, Rama “internon” Veliajn nga Durrësi në burgun e Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.
Deri më tani, nuk ka një arsye të bërë publike që të shpjegojë lëvizjen,
por koha kur ndodh transferimi e bën atë të diskutueshëm.
Pak ditë më parë, Veliaj reagoi përmes një postimi për zhvillimet në Serbi,
ku protestat studentore dhe më pas zgjedhjet e përgjithshme parlamentare rezultuan
me rrëzimin e ish Presidentit Aleksandër Vuçiç. Veliaj në reagimin e tij uroi studentët për fitoren dhe cilësoi Vuçiçin si një politikan makiavelist. Postimi u lexua nga shumëkush si një thumb ndaj kryeministrit Rama duke pasur parasysh protestat e studentëve që kanë përfshirë prej më shumë se dy javësh vendin tonë.
Deri tani nuk është raportuar asnjë konflikt i Veliajt në burgun e Durrësit që të justifikonte transferimin. Po ashtu, nuk rezulton që ai të ketë kërkuar vetë të largohet nga ky institucion.
Atëherë përse u pa e nevojshme zhvendosja e tij, në mungesë të një konflikti të njohur apo të një kërkese nga vetë ai?
Distanca e burgut të Durrësit nga Tirana lehtësonte aksesin për njerëzit që kanë nevojë të takohen me kryebashkiakun, sidomos për punonjësit e Bashkisë së Tiranës.
Kushtet e burgut të Durrësit gjithashtu konsiderohen më të mira në krahasim me ato të Fierit.
Nëse lëvizja nuk lidhet me një problem disiplinor apo me një kërkesë të Veliajt, atëherë natyrshëm mund të lind pyetja, a ishte kjo një hakmarrje e kryeministrit Rama? / Vox News
Më të Lexuarat

LAJME
Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

LAJME
“Vd*sja fare kur Rita Lati bënte…”/ Roza: Sdo ta besoni dot cfare me kane bere ne sy te familjes se Behar Merës.

LAJME
Mjekët italianë i shpëtuan syrin por tani…., Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli,
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Diaspora trondit Ramën e Berishën, vjen thirrja urgjente që përmbys gjithçka! Jeni dakord?
A do të sjellë protesta e së shtunës një kthesë në politikën shqiptare? Evaristo Demiraj ka folur për protestë...

LAJME
Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

LAJME
“Vd*sja fare kur Rita Lati bënte…”/ Roza: Sdo ta besoni dot cfare me kane bere ne sy te familjes se Behar Merës.

LAJME