E dhimbshme! Sëmundja i merr jetën 13-vjeçares shqiptare, Sofia Camaj nuk ia doli dot, u mblodhën 372 mijë dollarë, por asaj i kishte…(Foto)

Nga Class• 30 September 2026

Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga Amerika pasi newsbomb.al mëson se 13-vjeçarja Sofia Camaj nuk ka arritur dot të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë,

duke mbyllur sytë përgjithmonë ditën e djeshme.

Newsbomb.al mëson se ceremonia mortore për vogëlushen shqiptare do të mbahet ditën e premte me 2 tetor në Guardian Angel Cemetery Rochester Hills, MI.

“Familja Camaj me zemër të pikëlluuar ju lajmërojmë se me datën 29 Shtator 2026,

ndërroi jetë në moshën 13 vjeçare, pas një sëmundjeje të pashërueshme vajza jonë Sofia, e bija e Viktor Martin Fran Zef Nikë Prëleocit dhe Amy Camaj.

Familja dhe vëllazëria Camaj presin vizita për Sofijen të enjten me 1 tetor në shtëpinë mortore (Ëujek Calcaterra) Van dyke & 25 Mile. Shelby Twp. Prej orës 2:00pm – 8:00pm

Mesha e Dritës do të mbahet ditën e premte më 2 Tetor në Kishën e Shën Palit në Rochester Hills, MI. në orën 10:00 am, ndërsa varrimi do të jetë oas Meshës. Në Guardian Angel Cemetery Rochester Hills, MI.”, shkruhet në njoftimin e ndarë ditën e sotme në rrjet.

Vogëlushja Sofi u diagnostikua me rabdomiosarkomë të fazës 4 në tetor 2025. Që nga ai moment e në vijim, kaloi nëpër spitale duke marrë kimioterapi, trajtime, skanime, procedura dhe ditë të panumërta të vështira. Gjatë gjithë kësaj kohe, për më shumë se një vit, Sofia luftoi me gjithë forcën e saj për të fituar betejën për jetën. Por fati i saj kishte qenë i hidhur.

Pavarësisht se shqiptarët i bënë bashkë dhe mblodhën më shumë se 372 mijë dollarë për t’i mundësuar Sofias mjekimet e nevojshme që ajo të jetonte shumë vite të tjera, 13-vjeçarja shqiptare mbylli sytë përgjithmonë duke lënë pas një plagë të pashërueshme për të gjithë familjarët, miqtë e të afërmit e saj.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Camaj, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të vogëlushes Sofia.