Detajet e bujshme per Vlorën, do habiteni

Nga Class• 28 September 2026

Një nga dhjetëra faqet e dosjes së aferës së SHISH-it u komentua së fundmi nga kryeministri Edi Rama, si një linçim ndaj Vlorës.

Por ama, në shumë faqe të tjera rezulton një linçim i përdishëm i vartësve të Vlorës, ndaj SPAK-ut dhe jo vetëm. E kta vartës janë sot ende drejtues në SHISH. I denoncuar publikisht është Jurgen Kole, ndërsa në listën e të dyshuarve të SPAK janë Kole dhe drejtuesi aktual Elvis Lila.

Vetëm një episod do të mjaftonte që i gjithë zinxhiri drejtues i SHISH-it të ishte në pranga sot e më e pakta shkarkuar nga qeveria.

E mqs spak u akuzua për masë drastike, prokuroria është treguar e butë dhe jo agresive. Sipas Kodit të Procedurës Penale, masa ekstreme është arresti me burg dhe jo arresti në shtëpi, z. Kryeministër.

Nëse nuk e dini, mësojeni.

Mjeti Skoda, në pronësi të SHISH-it, që përdorej nga znj. Hyseni dhe z. Kole, e disa të tjerë në SHISH mbante targat AB 5XX XX.

I njëjti mjet Dyshohet se përdorej për lëvizje të sigurta edhe nga i kërkuari nga drejtësia, i dashuri i Vlorës, të cilit i besohej nga SHISH-i.

Por zyrtarisht kjo targë AB 5 XX XX i përket një prokurori në SPAK. E teksa hetimi vijonte e vijon dhe Prokurori ishte në zyrë dhe makina në parkimin e SPAK-ut, ky mjet lëvizte me fenelina nëpër Durrës, Elbasan e disa qytete të shqipërisë, e jo vetëm lëvizte por shkelte edhe rregullat e qarkullimit.

Pra dikush disa dhe Vlora me siguri e di mirë se si guxuan apo u urdhëruan ta bënin edhe vodhjen e targave të prokurorit të Spak dhe vetë Spak-ut për ti përdorur në një operacion ilegal.