Detaje nga humbja e jetes se 31 vjecarit

Nga Class• 29 October 2026

Detaje nga humbja e jetes se 31 vjecarit

Policia italiane ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 31-vjeçarit

shqiptar Denaldo Maxhallaku. Siç raportuam edhe më herët,

trupi i pajetë i shqiptarit u gjet brenda një pusete për kullimin e ujërave,

në zonën e Felloniche, në Longiano të Italisë.

Sipas mediave italiane, 31-vjeçari dyshohet se është vrarë me disa të shtëna arme zjarri nga një distancë e afërt. Trupi i tij u zbulua pranë disa banesave, pjesërisht i fshehur brenda pusit, ku dushohet se ai ishte brenda tij prej disa ditësh.

Maxhallaku punonte si bojaxhi, ishte i martuar dhe baba i një fëmije të vogël. Ai ishte zhdukur më 7 tetor, ndërsa një ditë më vonë, automjeti i tij u gjet i djegur plotësisht pranë zonës ku më pas u zbulua trupi.

Mësohet se 31-vjeçari ishte larguar nga banesa për t’u takuar me një person të njohur, por që prej asaj dite nuk ishte parë më.

Pranë vendit ku u gjet trupi janë zbuluar edhe disa gëzhoja, të cilat po analizohen nga ekspertët kriminalistikë në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes.