Dëshmia/ Si e masakruan të riun në komisariat dy policët e Ramës (Video)

Një i ri ka denoncuar dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë në zyrën e komisariatit nr.1,
pasi mori pjesë në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në një prononcim për mediat ai tregon se pas shpërndarjes së protestuesve është shoqëruar
së bashku me një shokun e tij në Komisariatin Nr. 1, ku fillimisht është dërguar në paraburgim
dhe më pas është thirrur në një zyrë, ku sipas tij, është dhunuar nga Roki Pepa dhe Ervin Hasrama.
Ai ka rrëfyer gjithashtu se gjatë dhunës është kërcënuar me fjalët: “Mos harro se e ke personale. Mos harro se këto pllaka kishe për t’i larë në gjak”.
I riu deklaroi se do ta denoncojë ngjarjen dhe do të ndjekë çështjen deri në fund.
“Kur po shpërndaheshim, vjen një makinë. Isha me një shok dhe na shoqërojnë tek komisariati nr. 1. Në fillim më çojnë në paraburgim. Më pas vjen njëri dhe më thotë “të kërkon shefi sipër”. Ishte Roki Pepa, filloi direkt me fjalë banale bashkë me Ervin Hasramën që më kanë goditur pa pushim. Roki Pepa tha “mos harro se e ke personale. Mos harro se këto pllaka kishe për t’i larë në gjak”. Tani nuk e di a është krim të protestosh, por kjo është një gjë që do ta denoncoj dhe do t’i shkoj deri në fund. Nuk e fal.
Thjesht hajde pa këtu sipër, pse proteston dhe shan. Më çuan sipër tek zyra dhe më kanë goditur. Ishte vetë Roki Pepa dhe Ervin Hasrama. Pas kësaj dhune, më nxjerrin një djalë në telefon. Kam pasur disa probleme me anën e shëndetësisë sepse kisha vëllain e vogël e kisha sëmurë dhe shteti nuk më është përgjigjur. Më tha do t’i rregullojmë ne. Ne presim që të dhunohemi dhe më pas të na ndihmojnë këta.”, deklaroi i riu në oborrin e kuvendit ku ishte shoqëruar nga dy deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Më të Lexuarat

LAJME
Vodhi një bukë nga uria dhe përfundoi para gjykatës! Vendimi tr*nditës i gjykatësit për 15-vjeçarin që përloti të gjithë!

LAJME
“Ky është Parlamenti bosh”/ Topalli: Turp, po kaloni 10 miliardë dollarë pa kryetar Kuvendi e pa kryeministër

LAJME
Rama i shkoi në dasmën e vajzës, Balluku i përdori shtëpinë e pushimit’, Çeno zbulon "NJERIUN HIJE" që askush se përmend dot
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Historia tr*nditëse e 39-vjeçares që u martua me 80 vjeçarin
Historia që po trajtohet ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News...

LAJME
Vodhi një bukë nga uria dhe përfundoi para gjykatës! Vendimi tr*nditës i gjykatësit për 15-vjeçarin që përloti të gjithë!

LAJME
“Ky është Parlamenti bosh”/ Topalli: Turp, po kaloni 10 miliardë dollarë pa kryetar Kuvendi e pa kryeministër

LAJME