Dalin pamjet: A po krijohet çifti i parë në Big Brother VIP Kosova 5? (Video)

Nga Class• 7 November 2026

Dalin pamjet: A po krijohet çifti i parë në Big Brother VIP

Vetëm pak kohë pas nisjes së “Big Brother VIP Kosova 5”, kanë filluar të vihen re afrimitetet

e para mes banorëve, ndërsa Nora dhe Akili janë dy konkurrentët që së fundmi kanë tërhequr vëmendjen.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e spektaklit në Instagram,

dy banorët shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin teksa qëndrojnë në ambientet e përbashkëta të shtëpisë.

Në pamjet e shpërndara, Akili shihet duke vendosur dorën në shpinën e Norës, ndërsa të dy qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe bisedojnë me banorët e tjerë.

Edhe vetë produksioni ka zgjedhur ta shoqërojë videon me një përshkrim që lë vend për interpretime.

“Nora dhe Akili, afrimiteti mes tyre bie në sy!”, shkruhet në publikimin zyrtar të “Big Brother VIP Kosova”.

Ky moment ka ngritur pikëpyetje nëse mes dy konkurrentëve po lind një pëlqim që mund të zhvillohet në një marrëdhënie romantike gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.

Megjithatë, deri më tani as Nora dhe as Akili nuk kanë shprehur publikisht ndjenja romantike për njëri-tjetrin, ndaj është ende herët për të folur për krijimin e një çifti.