
Një grua doli nga shtëpia dhe pa tre burra të moshuar me mjekrra të gjata e të bardha, ulur në oborrin e shtëpisë së saj. Nuk i njohu.
Ajo u tha: ?Nuk mendoj se ju njoh, por duhet të jeni të uritur. Ju lutem, ejani brenda të hani diçka?.
?A është brenda burri i shtëpisë??, pyetën ata.
?Jo?, u përgjigj gruaja. ?Ka dalë?.
?Atëherë nuk mund të hyjmë?, u përgjigjën ata.
Në mbrëmje, kur i shoqi erdhi në shtëpi, ajo i tregoi çfarë kishte ndodhur.
?Shko thuaju që jam në shtëpi dhe ftoji brenda!?
Gruaja doli dhe i ftoi.
?Ne nuk hyjmë në një shtëpi së bashku?, u përgjigjën ata.
?Pse??, pyeti gruaja.