LAJME / E Premte 1 Shkurt 2019, 14:02

Supë me limon dhe vezë, më e mira që keni ngrënë ndonjëherë

[xyz-ihs snippet="You-tube"]

Një supë e lehtë në përgatitje dhe shumë e ushqyeshme, sidomos për fëmijët. Mund ta gatuani për drekë apo për darkë, sipas dëshirës. Do t?ju shijojë pa masë.

Përbërësit:

4 gota lëng pule,2 lugë gjelle makarona orzo,2 lugë gjelle lëng limoni,½ gotë gjethe majdanozi të grirë,1 vezë,Kripë,Piper

Përgatitja:

Hidhni lëngun e pulës në një enë të madhe dhe vendoseni në zjarr të nxehet. Shtoni makaronat dhe ziejini për 11 minuta.

Largojeni përzierjen nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit sëbashku me majdanozin e grirë. Spërkatini me pak kripë dhe piper.

Merrni pak lëng nga supa dhe hidheni në një tas të vogël. Shtoni vezën dhe rriheni mirë. Hidheni përzierjen te supa dhe shërbejeni menjëherë.