THËNIE PËR JETËN / E Mërkurë 27 Janar 2021, 19:07

Ndodh edhe kjo: Prindërit vrasin dy vajzat duke besuar se do t’i ringjallnin

Një çift prindërish akuzohen se kanë goditur për vdekje dy bijat e tyre me pesha të rënda, duke besuar se do t’i ringjallnin nga vdekja.

Sulmi mizor ndodhi në Madanapalle në rajonin indian të Andhra Pradesh, natën e të dielës.

Mediat vendase dhe policia raportonin se prindërit V Padmaja e V Purushotham Naidu, te dy mesues, besonin se kishin fuqi të veçanta me të cilat mund t’i ringjallnin ato. Fqinjet thane se ccifti besonte ne ritualet okulte indiane “puxha” dhe se prej kohesh ishin izoluar ne shtepi.

Ata raportohet se u kishin thënë oficerëve të policisë se kishin marrë një “mesazh hyjnor” që u kishte thënë të sakrifikonin Alekya, 27 vjeçe, dhe Sai Divya, 22 vjeçe.

Alekya ishte studente në Institutin indian të Menaxhimit të Pyjeve, kurse Divya ishte muzikante.

“Na jepni kohë deri në fund të natën, dhe ne do t’i ringjallim,” raportohet se kishte thënë çifti kur në shtëpi erdhi policia.

Oficerët gjetën gjithashtu objekte ritualesh në skenën shokuese të krimit, ku viktimat ishin të veshura me rrobat tradicionale indiane sari.

Sipas Times of India, fqinjët kishin dëgjuar ulërima të forta nga shtëpia dhe kishin njoftuar policinë.

“Ne nuk i dimë detajet e plotë për mënyrën sesi ndodhi incidenti, por çifti sillej në mënyrë jonormale. Ata na kërkuan t’i japim kohë duke thënë se të vdekurit do të rizgjohen. Do të duhet kohë për të hetuar”, tha kreu rajonal i policisë Ravi Manohar Chary.