LAJME / E Enjte 13 Maj 2021, 15:03

Zoti i dhëntë shëndet e të mira/ Hoxha shqiptar nga Kosova fal Bajramin me plis e kostum popullor

Muslimanët edhe në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit.


Për shkak të pandemisë të krijuar nga Covid-19, edhe këtë vit, është hequr dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të kësaj feste. Bajrami është falur në të gjitha xhamitë e vendit.

Por një hoxhë nga Drenasi ka marrë vëmendjen jo pak. Arsyeja është se sot ai e ka falur namazin i veshur me veshje tradicionale, tirqi e plis.