LAJME / E Martë 23 Shkurt 2021, 11:11

Zgjodhi Merin, ja si ia tha Saimiri asaj që e do: Vetëm për ty kam hapur petë dhe në Romë kuptova çdo gjë

Love Story 1” tashmë ka një çift dhe ata janë Saimiri dhe Meri. Protagonisti i këtij spektakli i tha Merit disa fjalë para se t’i thoshte se ajo është e zgjedhura e tij.

Saimiri kujtoi takimet më të bukura që ata kanë pasur, teksa u shpreh se takimi në Romë finalizoi gjithçka ai ndjente për të.

“Meri më në fund ja ku jemi, nuk e di a e kishe menduar në fillim që do ishim sot bashkë në finale. Por unë nga momenti i parë që të kam parë kam pasur më shumë se një pëlqim ndaj teje.



Kemi pasur takimet më të bukura bashkë, takimi i parë që unë gatova për ty. Takimi për Krishtlidje që bëmë pemën bashkë. Ishe vajza e vetme që më bëre të bëj byrek. Dhe ky takimi i fundit në Romë ishte për mua takimi më i bukur në Love Story.

Megjithatë kam pasur momente që kam menduar ndoshta ne të dy kemi kërkesa të ndryshme nga jeta.

Ti do të vazhdosh modelingun dhe unë mendoj të krijoj një familje. Ti e sheh jetesën në Shqipëri kurse unë në Gjermani. Sigurisht që ti pyet veten përse po t’i them këto fjalë dhe përgjigja është që ti je e zgjedhura ime”, u shpreh Saimiri.