LAJME / E Martë 6 Dhjetor 2022, 22:10

Zbardhet dëshmia e nënës para hetuesve, ja ku ishte Gerti Shehu para se të sulmonte Berishën

Ermira Kaçaçi nëna e 31 vjeçarit Gert Shehu personi që goditi kreun e PD Sali Berishën ka deklaruar se djali i saj ka prej 5 vitesh që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ajo ka thënë para hetuesve që Gerti merrte ilaçe vazhdimisht pa ndërprerje nga mjeku Sadik Lala.

Po ashtu Ermira është shprehur se Gerti nuk ishte i përfshirë në ndonjë parti politike.

Ai gjithmonë, tregon Ermira, kur ka protesta rri i mbyllur brenda dhe nuk del nga shtëpia.

Sipas dëshmisë të së ëmës, djali i saj ka sjellje bipolare, e ndërsa kohëve të fundit nuk ka reflektuar agresivitet.

Po ashtu në drejtorinë e policisë së Tiranës janë thirrur për dëshmi personat që e shoqëronin Berishën dhe Metën.

Ata do të pyeten në cilësinë e personit dëshmitar por edhe në kuadër të neutralizimit që iu bë agresorit.

Pak para sulmit Gert Shehu kishte qenë në xhaminë e Tabakëve në Tiranë.

Sapo ka dalë nga aty ai është drejtuar drejt marshimit ku dhe ka goditur Sali Berishen.