LAJME / E Shtunë 14 Maj 2022, 00:12

Ylli Baka le kokrren e namit/ E kapin duke vjèdhur një shishe verë në restorant dhe…

Top Albania Radio ka gjithmonë surpriza. Të ftuarit vihen në lojë dhe sigurisht i marrin gjithnjë me sportivitet, duke i ofruar publikut humor dhe të qeshura.


I fundit që ra në grackë ishte Ylli Baka.

Këngëtari u telefonua për t’i thënë se në eventin e fundit ku kishte marrë pjesë mungonte një shishe verë dhe nga kamerat e sigurisë rezultonte se hajduti ishte ai.

“Unë vetëm e këndoj tre hajdutët, nuk jam vetë hajdut,” – u shpreh këngëtari i cili shkaktoi të qeshura në studio.

Kujtojmë se Ylli Baka është një nga këngëtarët më të dashur për shqiptarët.

Ai konisderohet si bibil i muzikës popullore të jugut.Hitet e tij janë të shumta dhe këndohen nga të gjithë në dasma e ahengje të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri por kudo në trojet tona dhe kudo ku ka shqiptarë.

Përvec këngës që e qan, Ylli është një njeri që i pret mirë edhe shakatë apo ngacmimet që i bëhen në emisione të ndryshme, ndryshe nga c’mund të ndodhë me personazhe të tjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)