LAJME / E Shtunë 22 Janar 2022, 01:01

(video) Vin Veli thyen heshtjen, ja reagimi i tij kur pyetet për Bora Zemanin, ish-partneren e tij

Sonte erdhi edicioni i ri i emisionit n’ZOOM. Pjesë e kësaj episode është i shumëpërfoluri DJ Vin Veli. Ai foli për karrierën e tij ndërvite duke i përmendur barrierat që i dolën para këto 20 vite.

Por, anash nuk la as privatësinë e madje nuk heziton të ndajë me publikun disa informata mbi ndarjen me Bora Zemani me të cilën e ka një djalë të quajtur Arbor.

Ja cili është reagimi i ish-bashkëshortit të prezantueses së njohur shqiptare (mund ta ndiqni në minutën 8:50 në videon e mëposhtme). /nzoom.biz/

Bora Zemani është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ky aktivitet dhe afërsia e saj me fansat javën e kaluar i është shpërblyer asaj duke arritur 1 milionë ndjekës në instagram.

Bora Zemani është një nga moderatoret më të dashura shqiptare e cila kohët e fundit është komentuar shumë edhe për shkak të historisë së saj me Donaldin dhe Beatrixën.

Ajo nuk është e dashur vetëm nga njerëzit jashtë televizionit por edhe nga ata brenda. Së fundmi me anë të disa videove Bora ka treguar ankesën e konkurrentëve të Për’puthen të cilëve Bora nuk iu ka kthyer ‘follow’ në instagram.SHIKO VIDEON KETU