LAJME / E Enjte 13 Maj 2021, 15:03

U tha që Ledjana kishte burrë në Belgjikë/ Arjan Konomi bën deklaratën e fortë për atë dhe Mevlanin: Po më qan zemra për ju të dy

Pak ditë më parë Ledjana u largua përfundimisht nga “Përputhen”. Ajo sqaroi se largimi i saj nuk kishte të bënte me Mevlanin, por me ak uzat për një lidhje jashtë programit.


Ndonëse nuk është më pjesë e “Përputhen”, Ledjana dhe Mevlani po e vazhdojnë jashtë njohjen e tyre. Së fundmi, Arjan Konomi ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet pranë dyshes.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, në 9 muaj në “Përputhen”, shumë njerëz më kanë pl asur shpirtin, ama për dy veta më ka plasur edhe zemra. Do thoni ju kush janë këta? Ja i kam këtu pranë”, është shprehur opinionisti në video, ku Ledjana dhe Mevlani shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.