LAJME / E Martë 4 Maj 2021, 09:09

U lut t’i shpëtonin jetën shqiptarët që mos t’i rritej djali jetim, jepet lajmi: Janë mbledhur paratë 27-vjeçarja do dërgohet në Turqi

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u rikthye në vëmendje historia e Drinedës, vajzës 27 vjeçare në luftë me leuç eminë që i duheshin 80 mijë euro për të kryer opera cionin e transplantit të palcës në Turqi.

E ftuar në program rreth 10 ditë më parë, ajo iu bëri thirrje gjithë shqiptarëve që ta ndihmonin e të dëgjoheshin lutjet e djalit të saj 7 vjeçar.

Falë kontributit të të gjithë shqiptarëve, Drineda ia doli të grumbullonte shumën e nevojshme për të kryer opera cionin e ditën e nesërme do të niset drejt Turqisë.

Me lot në sy ajo falenderoi të gjithë ata që kanë kontriubuar, duke shpresuar që shumë shpejt të kthehet shëndoshë e mirë tek i biri.

Mirëpo një tjetër surprizë e këndshme ishte rezervuar për Drinedën. Pas transmetimit të historisë së saj në “Ftesë në 5”, një 21 vjeçare nga Berati vendosi të dhuronte flokët e saj për të bërë një paruke për Drinedën.