LAJME / E Shtunë 15 Janar 2022, 12:12

Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fortë godet Shqipërinë, shoqërohet nga paslëkundje të shumta, dëmtohen pallatet dhe spitali i këtij qyteti (FOTO)

Bashkia e Pukës bën me dije se tërmeti 4.7 rihter që lëkundi mbrëmjen e djeshme disa qytete të vendit dhe ishte me epiqendër pranë Pukës, ka shkaktuar probleme. Disa pallate në lagjen e muzeut dhe te 5 pallatet, sipas banorëve janë plasaritur.

Ekipet e emergjencave kanë dalë në gatishmëri, ndërkohë që dëmtimet në oxhaqet e pallateve janë të dukshme. Plasaritje dhe rënie suvash ka dhe në spitalin e qytetit.

Lëkundjet sizmike kane vijuar edhe gjatë natës pas asaj më të fuqishme të orës 22:37.

Bashkia Pukë – Informacion paraprak

Pak minuta më parë Puka ka përjetuar një lekundje të fortë sizmike. Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës,  ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km.

Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkohë që janë porositur administratorët dhe kryepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut,  dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkohë janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve. Plasaritje dhe renie suvash ka dhe në spitalin e qytetit.

Inkurajojmë të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129. Faleminderit!