LAJME / E Premte 5 Gusht 2022, 20:08

Të pandashëm: Loredana dhe Noizy shfaqen sërish krah njëri-tjetrit

Loredana dhe Noizy janë bërë sërish bashkë, vetëm pak javë pas sollën hitin "Heart attack". Noizy ka publikuar sot këngën e re me titull "Benzi i ri" dhe Loredana është pjesë e saj si protagoniste e klipit.

Loredana shfaqet krah Noizyt e veshur me të zeza dhe me syze, kombinuar me reperin i cili është gjithashtu i veshur me të zeza.

Gjithashtu bie në sy fakti që Loredana shfaqet me një look të ri me flokët e verdha. 

Kujtojmë që pak ditë më parë Loredana sqaroi se me Noizyn janë njohur nga Blerim Destani dhe kanë një shoqëri të mirë. Ajo po ashtu do performojë në koncertin e tij ‘Alpha Show’.  “Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht", tha ajo.