LAJME / E Shtunë 3 Korrik 2021, 16:04

Të ik mendja nga luksi i madh/ Ky është hoteli më i lartë në botë: Një natë aty kushton sa qimet e kokës

Hoteli më i lartë luksoz në botë, që krenohet me një restorant nTt katin e 120-të, është hapur për vizitorët në Shangai. Hoteli J ka 165 dhoma në katet e fundit të Kullës Shangai 632 metra të lartë në rajonin financiar të qytetit.

Hoteli luksoz gjithashtu mburret me një shërbim 24/24 orë dhe ashensorin më të shpejtë në botë, i cili lëviz me 18 metra në sekondë. Një natë në një suitë ‘J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (7,443 paund)

Hoteli më i lartë luksoz në botë, që krenohet me një restorant në katin e 120-të dhe shërbim personal 24/24 orë, është hapur në Shangai për vizitorët që nuk i frikësohen çmimeve të larta dhe që mbi të gjitha kanë qejf lartësitë. 165 dhomat luksoze të Hotelit J zënë katet e fundit të Kullës Shangai, 632 metra të lartë në rajonin financiar të qytetit.

Ashensorët lëvizin me një shpejtësi rekord prej 42.8 km/orë ose 18 metra/s. Hoteli është më i larti në botë dhe ndodhet në ndërtesën e dytë më të lartë në botë pas Burj Khalifa të Dubait (830 metër). Kulla e Shangait është ndërtesa e dytë më e lartë në botë pas Burj Khalifa e Dubait (830 metër e lartë).

Hapja e hotelit u vonua pjesërisht nga pandemia e koronavirusit, por tani hoteli ka filluar të presë vizitorët e pasur të cilët kanë në dispozicion një shërbim të dedikuar 24/24 orë.

Klientët e rregullt gjithashtu mund të shijojnë një nga shtatë restorantet, baret, spa-të, pishinën në katin e 84-të dhe të gjitha pjesët e tjera të hotelit luksoz.