LAJME / E Hënë 1 Mars 2021, 16:04

Shkeli masën dhe u arratis, Gjykata e Kukësit rikthen në burg Fjolla Morinën

Trupi gjykues ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj saj nga “arr est shtëpie” në “ar rest me burg” për shkak se Morina e shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arr atisur.

Ndryshimi i masës së sigurisë u bë në mungesë të këngëtares.

 


Kujtojmë se këngëtarja, u arr estua në pikën e kalimit kufitar të Morinit, duke hyrë në Shqipëri, por në çantën e saj u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak, si edhe 23 fishekë.

Ndërkohë, në momentin e arr estimit, këngëtarja ishte e shoqëruar në makinë nga dy persona të tjerë, Fitim Muji shoferi personal dhe nga biznesmeni Fisnik Syla, i cili tashmë është bashkëshorti i këngëtares.