LAJME / E Mërkurë 27 Janar 2021, 12:12

Rasti i parë në vendin tonë, infektohet me Covid-19 Pëllumb Pipero pasi bëri vaksinën anti-covid

Infektohet me koronavirus mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero. Të martën, rezultati i testit të tij ka dalë pozitiv, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

I kontaktuar nga A2, Pipero tha se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.

 


Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama.