LAJME / E Enjte 23 Shtator 2021, 13:01

Ra nga ndërtesa ku po punonte, humb jetën shqiptari në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë. Mediat greke bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një shqiptar i moshës 54 vjeç.

Identieti i shqiptarit nuk bëhet me dije, ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar.

Kalimtarët që panë ngjarjen ka njoftuar menjëherë ambulancën, po duket se ishte shumë vonë, pasi shqiptari ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Nuk dihet ende nëse ngjarja ka qenë aksidentale, apo shqiptari ka kryer vetëvrasje.