LAJME / E Martë 26 Janar 2021, 12:12

Prej ditësh te ‘Shefqet Ndroqi’, ky është 29-vjeçari nga Librazhdi që humbi jetën nga Covid-19; s’kishte sëmundje shoqëruese (EMRI)

Nëntë persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.  

Në mesin e viktimave ishte 29-vjeçari, Olsi Skura nga fshati Pishkash i Librazhdit. 

Skura i shtruar prej ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” kishte komplikacione dhe sëmundja e koronavirusit i mori edhe jetën.

Sipas të dhënave, Olsi Skura nuk kishte sëmundje shoqëruese, ndërsa bëhet kështu ndër viktimat më të reja në vend që humb jetën nga Covid-19.