LAJME / E Enjte 23 Qershor 2022, 11:11

Prag tragjedie, si përfundoi makina në lokal dhe mori para klientin që po pinte kafen e mëngjesit

Aksident në aksin e vjetër rrugor Lezhe-Milot, pranë fshatit Tresh të Lezhës.

Një automjet Volsvagen ka dale nga rruga dhe ka përfunduar në një lokal. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur 1 person që po pinte kafe në lokal dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia e cila mbërriti menjëherë me vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që mund të prodhonte tragjedi, pasi në lokal ka patur disa persona.