LAJME / E Mërkurë 1 Dhjetor 2021, 16:04

Piktura e Donaldit shitet për shifrën e pabesueshme, ja kush ishte donatori

Gjatë spektaklit të sotëm piktura e Donaldit u vendos në ankand.

Ai kishte pikturuar në një copë të bardhë portretin e Ismail Qemalit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Banorët zgjodhën që kjo pikturë të shitej dhe të ardhurat e grumbulluara të shkonin në ndihmë të fëmijëve me autizëm.

Shifra përfundimtare e përfituar nga ky ankand ishte 12.000 euro.

Personi i cili ofroi këtë shifër rezultoi të ishte njëri nga miqtë e Donald Veshaj.

Nga ky lajm banorët nuk e fshehën emocionin dhe lotët.