LAJME / E Enjte 8 Prill 2021, 09:09

Nuk do jetë më ftohtë/ Të premte rriten temperaturat, ja sa do shkojnë

Të enjten mbetet ende ftohtë me mundësi për rrebeshe bore. Nga e premta më shumë diell me temperatura në rritje në fundjavë. Javën e ardhshme temperaturat edhe deri në 20C.

Pas të ftohtit arktik që g od iti Europën, dhe u shtri edhe mbi rajonin tonë, ditëve të ardhshme po parashihet një përmirësim gradual i motit. Ditën e enjte mbetet ende ft ohtë, e gjatë ditës me mundësi edhe për ndonjë rrebesh bore. Mirëpo nga dita e premte pritet mot kryesisht me diell. Këtyre dy ditëve orëve të mëngjesit mund të paraqiten edhe ng rica, shkaku edhe i temperaturave të ulëta.

Në fundjavë parashihet të mbajë mot më stabil, me diell dhe vransira ditën e diel. Ditën e diel ka gjasa që të kemi edhe riga lokale shiu. E në fillim të javës së ardhshme parashihet mot më i ngrohtë me vransira dhe kthjellime, por pa mundësi për të reshura.

Cilësia e ajrit në ditët e ardhshme do jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme orëve të ditës, e pasi që do të ketë periudha më të zgjatura të qetësive, sidomos ditën e premte, do të kalojë edhe në vlera të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes.