LAJME / E Mërkurë 13 Tetor 2021, 20:08

Nesër vjen cikloni i fuqishëm! Zonat që do të goditen më shumë në Shqipëri nga reshjet e fuqishme

Cikloni i fuqishëm pritet që gjatë ditës së nesërme të kalojë në Detin Jon dhe pastaj të rrugëtojë drejt

Greqisë duke shkaktuar reshje të fuqishme atje.

Reshjet më të fuqishme nesër priten në jug dhe juglindje të Shqipërisë deri afër pjesëve qendrore të vendit.

Po ashtu edhe Maqedonia Veriore pritet të përfitojë reshje të dendura shiu dhe bore në viset kodrinore-malore.

Me uljen e temperaturave reshjet e borës mund të paraqiten edhe në disa vise pak më të ulëta deri afërsisht 800 – 900 metra lartësi mbidetare.