LAJME / E Hënë 1 Mars 2021, 15:03

Mungoi dy javë se ishte i infektuar me Covid-19, Ardit Gjebrea i bën premtimin e madh Zonjës Eni: Nuk të lë më vetëm

Pas infektimit me Covid, Arditit i duhej të qëndronte për disa ditë pushim e për këtë arsye vendosi që emisionin “E diela shqiptare” ta prezantonin 3 personazhe shumë të njohur e të dashur për publikun, Marsela Çibukaj, Gentian Zenelaj dhe Enkel Demi.

Prej dy javësh tre prezantuesit kanë marrë në dorë emisionin dhe ia dolën me sukses, por tani ka ardhur koha që Arditi të rikthehet në shtëpinë e tij të dytë. Moderatori i ka falenderuar të tre përmes rrjeteve sociale duke thënë nga dy fjalë për secilin.

 

“Faleminderit për emocione”-i shkruan Arditi Marselës, e cila prezantoi rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

M“Sa shumë gëzim solle sot”- janë fjalët që moderatori i thotë Gentit, i cili për dy javë prezantoi “Telebingon shqiptare”. “Javën që vjen nuk të lë më vetëm”-i drejtohet Arditi Eni Çobanit duke zbuluar kështu se javën tjetër do të rikthehet.