LAJME / E Enjte 21 Janar 2021, 20:08

Moti në Shqipëri do të përkeqësohet/ Nga sot nisin reshjet e dendura të shiut, në këto zona do të ketë edhe….

 

Reshjet e shiut, të shoqëruara me erëra të forta pritet të nisin sërish në vendin tonë gjatë mesnatës së sotme dhe do të zgjasin deri më 23 Janar.

 

Drejtoria e Përgjithshme Detare i bën thirrje të gjithëve që të shmangin për situatën në bregdet pasi do të përfshihet nga erëra të forta dhe dallgë me lartësi deri në 10 metra. Në njoftimin publik, i kërkon çdo personi që ushtron veprimtari në fushën e detarisë, të marrë masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port.

Njoftim për përkeqësim të motit:

Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar, moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m.

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.