LAJME / E Enjte 21 Janar 2021, 12:12

Më parë u godit nga cunami, tërmeti trondit ishullin grek

NJë lëkundje tërmeti me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter u ndje gjatë orëve të para të ditës së sotme në ishullin Samos të Greqisë, vetëm pak kilometra përballë Turqisë.

Instituti i Gjeodinamikës në Greqi raporton se tërmeti pati një thellësi prej 11 kilometrash, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Samosi u trondit nga një tjetër tërmet më i fuqishëm më datë 30 tetor të vitit të shkuar, i cili shkaktoi dhjetra të vdekur në Izmirin përballë.

Mediat lokale raportojnë duke iu referuar studimeve të publikuara sëfundmi se cunami kishte një lartësi prej 3.3 metra.

Studimi i bërë nga Profesor Efthymios Lekkas dhe bashkëpunëtorët e tij nga Departamenti i Tektonikës Dinamike të Gjeologjisë së Zbatuar nxorri në pah faktin se ky cunam ishte më i larti gjatë 65 viteve të fundit.

Pavarësisht lartësisë së cunamit, për fat të mirë ai nuk shkaktoi dëme të shumta materiale.

Ndërkohë, në tokën përballë, pikërisht në Izmir, tërmeti shkaktoi dhjetra të vdekur dhe mijëra banesa të dëmtuara. /abcnews.al