LAJME / E Enjte 21 Tetor 2021, 12:12

"Më mungon"/ Donald Veshaj bën deklaratën e papritur për Bora Zemanin

Aktori Donald Veshaj u ka rrëfyer disa banorëve të “Big Brother VIP” historinë e njohjes me Bora Zemanin, me të cilën është ndarë pak muaj më parë. Aktori zbuloi se Bora është femra që ai ka dashur më shumë, por u ndanë pas zënkave të shumta.

Donaldi zbuloi gjithashtu se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën.

Fifi e ka pyetur nëse ia ndjen mungesën dhe ai e pohoi.

Donaldi: Që më mungon po, prezenca e saj. Më mungon vetja ime si isha kur isha me atë. Isha shumë ndryshe, shumë mirë.

Jam shumë i turbullt. Ne jemi gjela të dy. Ne ziheshim gjatë gjithë kohës, kapeshim për gjëra palidhje. U bë e vështirë, por nuk u ndamë se nuk duheshim.