LAJME / E Diel 18 Prill 2021, 19:07

Mbërrin avioni i parë në aeroportin e ri të Kukësit

Avioni i parë me pasagjerë ka mbërritur në aeroportin e Kukësit, pas një udhëtimi nga Londra drejt Shqipërisë.

Avioni, u nis nga aeroporti "Nënë Tereza" drejt aeroportit të Kukësit rreth orës 15:00 të ditës së sotme. 

I nisur nga Londra, avioni i "Air Albania" bëri një ndalesë në Rinas, ku në bord iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama për t’u ulur në pistën e aeroportit të ri "Zayed" të Kukësit.

Nga të dhënat e autoriteteve, pista prej 2200 metrash ka përfunduar ndërsa në zonën e parkimit është projektuar për të qëndruar deri në 3 avionë njëkohësisht.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit është aeroporti i dytë civil në Shqipëri pas atij të Rinasit.

Sipas Euronews, aeroporti pritet të jetë funksional dhe i hapur për të gjitha linjat ndërkombëtare në datën 20 maj.  I koncepruar si "loë cost", aeroporti thuhet se do të operojë me çmime më të ulëta krahasuar me të gjitha aeroportet e rajonit.