LAJME / E Enjte 21 Tetor 2021, 15:03

Kush do jetë këngëtarja e njohur shqiptare që do bëhet pjesë e "Big Brother Vip" këtë javë?

Këtë të premte në natën e rradhës së Big Brother VIP do të futet në shtëpi dhe këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj.

Artistja ishte diskutuar shumë në media se do të hynte që në mbrëmjen e parë të fillimit të reality show-t por sipas Kryefjala.com.

Beatrix ka qënë e infektuar me COVID-19 duke bërë që hyrja e saj të ishte e pamundur deri në rikuperimin e saj të plotë.

Sidoqoftë edhe pse ende mbetet “mister”, Beatrix në rrjetin social Instagram ka bërë dhe një dedikim ndaj të vëllait, Albanit, duke u shprehur: “Më ke munguar shumë dhe do më mungosh akoma më shumë”, duke bërë që dyshimet për futjen e saj në spektakël këtë të premte të shtohen.