LAJME / E Martë 6 Dhjetor 2022, 17:05

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Flet Rama: Ka të bëjë me detyrat e shtëpisë, por BE po krijon mekanizmat e mbështetjes

 

Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama, pas samitit të BE-Ballkani Perëndimor u pyet edhe në lidhje me me kohën se kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE. Kjo tha kryeministri Edi Rama ka të bëjë me detyrat e shtëpisë.

 


‘Do thoja që është e padrejtë që ta thuash këtë. Përparimi që është bërë, pa asnjë dyshim edhe për shkak të luftës është një përshpejtues si jashtëzakonshëm. Nuk ishte 10 vite më parë.

Ju them se kur vjen fjala për anëtarësimin duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë dhe ua thashë dhe ua them të gjithëve dhe nuk kam ndryshuar mendim para kur kisha debatet e mia me disa prej miqve dhe udhëheqësve të BE-së.

Na duhet të kemi instrumentet e procesit të anëtarësimit për tu forcuar për të forcuar institucionet tona për të arritur një shtet funksional në nivelin e BE-së.

Ka të bëjë me detyrat e shtëpisë dhe jo me ardhjen me vrap. Por BE po krijon mekanizma mbështetje që të na sjelli më parë pa pritur që të jemi anëtar. 30 vite më parë nuk do të kishim hyrë në aleancën e universiteteve.

Ndërkohë që bëjmë detyrat e shtëpisë duhet edhe të mbështetemi e të jemi gjithnjë e më pranë. Marrëveshja e Roaming nuk do të ishte bërë. Falë dy presidentëve gjërat po ndryshojnë. Është lindja e një komisioni gjeopolitik, për herë të parë Ballkani shihet e trajtohet si një rajon gjeostrategjik. Ne duhet të bëjmë përparime.’- tha Rama.