LAJME / E Shtunë 15 Janar 2022, 12:12

“Këta janë 2 banorët më ‘fake’ të shtëpisë”, Ardit Çuni e thotë troç: Ja kush do ta fitojë ‘Big Brother VIP’!

Ish-konkurrenti i ‘Big Brother VIP’, Ardit Çuni edhe pse është larguar nga shtëpia prej

javësh vazhdon ta ndjek me shumë vëmendje lojën e banorëve që janë brenda shtëpisë më të famshme.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për ‘Prive’, ku nuk iu ka shpëtuar dhe pyetjeve lidhur me Big Brother.

I pyetur se kush janë dy personat më fals brenda shtëpisë ai tha Einxhel por përmendi dhe Meridianin,

i cili u eliminua pak javë më parë.

Kush duhet ta fitojë sipas tij këtë edicion VIP, ai tha emrin e Ilirit.