LAJME / E Hënë 1 Mars 2021, 16:04

“Kam vjehrrin më të mirë”- Eni Koçi tregon ç’raporte ka me familjen e Genc Prelvukës me këto video ku të gjithë shfaqen duke…

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të dashur të shoëbizit shqiptar.

Ditën e djeshme, dyshja ka udhëtuar drejt Beratit, ku kanë shijuar edhe një drekë me familjen e këngëtarit.

Kështu Eni publikoi në Instastory disa video nga momentet e bukura që kanë kaluar bashkë.

Në njërën prej tyre, ajo ka filmuar vjehrrin, pra babain e Gencit, i cili dëgjohet duke kënduar këngë të vjetra popullore.

“Unë e kam vjehrrin më të mirë. M’i qan këto këngë!”,- shkroi këngëtarja krahas videos, duke treguar edhe raportin e mirë që gëzon me të.

Në një video tjetër, shihet Genci me vëllain, Orges Prelvukajn, duke kënduar, teksa Eni i shoqëron duke kërcyer.



Ndërkohë, Genci ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, i cili do të titullohet “Sa herë” dhe do të publikohet këtë javë.

Disa muaj më parë, Genci u infektua nga Covid-19, ndërkohë që Eni e kishte kaluar kohë më parë pa shqetësime të rënda.

© Panorama.al