LAJME / E Hënë 22 Shkurt 2021, 20:08

Jo pranverë por verë e parakohshme : Meteorologia e njohur, ja deri në sa do të shkojnë temperaturat

Dita e martë dhe e premte do jenë me temperaturat më të larta gjatë kësaj jave. Nuk do të ketë reshje të shiut, përveçse kalime vranësirash në disa zona, por e gjithë java do të jetë me diell.

Lajda Porja tha se temperaturat do të shkojnë deri në 20 gradë, dhe në zonat bregdetare do të ndihen më shumë, rreth 4 gradë më shumë.

Edhe Tirana kryesisht në orët 10:00 deri në orën 14:00 do të ketë kulmin e temperaturave të larta. Ndërsa edhe fundjava pritet të ruajë të njëjtat kushte të motit.

Parashikimi për javën:

Ka ardhur pak më shpejt sinjali për pranverën, por do na kujtojë pak dimri edhe ndonjë ditë në mars.

Sikundër në fundjavë, ka patur rritje të ndjeshme të temperaturave kryesisht e diela, kishim rritje të temperaturave në vlerat maksimale, të shënuara në 16 gradë. Nëse rrimë për një kohë të gjatë në diell e ndjejmë 5 gradë më shumë.

 


Sot parashikohet mot i kthjellët në gjithë ultësirën perëndimore, vranësira do ketë vetëm në zonat malore, verilindje, kalime vranësirash, nuk ka reshje.

Pritet që temperaturat të kenë rritje të ndjeshme, në Sarandë dhe Vlorë do kapin 16 gradë. Nesër do ketë mot ë kthjellët, do jetë dita më e nxehtë e kësaj jave, duke bërë që temperatura të shkojë në vlerën 19-20 gradë, temperatura tipike të pranverës.

Për ata që kanë guxim mund të dalin edhe për plazh. Nga ora 10:00- 14:00 do ndjejmë ato temperaturat e larta. Vranësirat do jenë kryesisht në ekstremin verior gjatë pasdites.


E gjithë java do jetë me temperatura ta larta, e mërkura dhe e enjtja nuk sjellin ndryshim. Të premten pritet sërish rritje e temperaturave, duke bërë që e marta dhe e premtja të jenë ditët më të nxehta të javës. Jemi ende në dimër, por në përfundim të saj.

Edhe fundjava do jetë me mot të kthjellët dhe të ruajë të njëjtat vlera si gjatë javës. Vlora dhe Saranda do kenë vlerat më të larta, edhe në Tiranë me temperatura deri në 19-20 gradë,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.