LAJME / E Hënë 22 Shkurt 2021, 20:08

Jeton në Amerikë prej 43 vitesh : Shqiptari tregon sekretin se cfarë i mungon nga vendlindja

Para disa ditesh në emisionin “Shqipëria Live” kishte intervista të shumta me shqiptarët që jetojnë në vendet e ndryshme të botës.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Alaska ishte Jessy Musliu, i cili tha se ka 43 vite atje, por që i duken si 43 orë, pasi koha ikën shumë shpejt.

Sipërmarrësi shprehet se i kujtohet shumë mirë kur ka shkuar për herë të parë në Alaskë.

“Kishte 12 shqiptarë, të gjithë të rinj. U vëllazëruam sikur të ishim një familje, edhe pse ishim nga treva të ndryshme. Në qytet mendonin të gjithë se jemi vëllezër”, tha ai.


Ndërsa i pyetur se çfarë i mungon nga Shqipëria, duke qeshur tha për fasule. Ai tha se “edhe pse bën ftohtë këtu, njerëzit janë shumë të ngrohtë”.

Ndërsa shtoi se në Alaskë ka diku mbi 1 mijë shqiptarë. “Flokë të gjata e mend të shkurtra, por ëndrra për tu kthyer në atdhe është e madhe. Fatmirësisht kemi mundësi me udhëtuar.

Fëmijët tanë rriten këtu, e ne mundohemi që ti fusim në zemër kulturën shqiptare”, përfundoi ai,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.