LAJME / E Premte 14 Janar 2022, 22:10

Iliri, Tokes: “Letër higjenike, para meje nuk je asgjë, kur kërceja unë ti vishje papuçe në shkollë të baletit, e di ti me kë po flet”

Këto ishin fjalët që u shkëmbyen mes Ilirit dhe Tokes gjatë gjithë javës dhe u sollën në qendër të vëmendjes sonte gjatë spektaklit.
 
Arbana u tha banorëve “si ka mundësi që asnjë nga banorët nuk ka mbajtur një qëndrim për këtë debat”, i cili ka ndodhur para hundës së tyre.
 
Muhabet i mbyllur u shpreh Iliri si për të thënë që nu kia vlen barra qeranë për të folur për Token.
 
Ndërkohë, kujtojmë që Iliri spektaklin e kaluar hapi kutinë e pandorës dhe pati mundësi ti bëjë ai nominimet.
 
Iliri nominoi veten, Token dhe Arbrin, këta dy të rinj në shtëpi, duke dashur kështu ta nxjerrë nga shtëpia Token.

Arbri nga karrigia e opinionistit “i ra” Tokes duke thënë që ka bërë gabim që ka hapur një bisedë të tillë pas 11 vitesh.