LAJME / E Shtunë 22 Janar 2022, 01:01

“I gjithë Shijaku më pyet çfarë e kam Beniaden”: Daja Pashuku, fytyra më e bukur sonte në Big Brother

Më në fund njohëm daja Pashukun. Beniada e përshëndet gjithmonë nga ekrani. “Daja Pashuku, daja Pashuku, të dua shumë”, thotë gjithmonë ajo. Dhe daja Pashuku erdhi ta takojë.

“Si e kam nonën”, e pyet Beniada mes përqafimesh. Mirë është nona, mirë jemi të gjithë. Dua të më vish në Shijak i thotë daja Pashuku.

Do vij do rri një javë i përgjigjet Beniada por faja Pashuku nuk ëshyë i kënaqur me një javë, eja rri dymuaj i thotë. Na ka marrë malli të gjithëve. Fton edhe Arbanën të cilës i thotë se e ka me zemër ftesën për në Shijak.

“I gjithë Shijaku më pyet çfarë e kam Beniaden. Desha të vij këtu”, i tha i emocionuar Daja Pashuku, i cili theksoi më pas se e ka gjithçka të ëmblën Beniada. Daja Pashuku fjalë të ëmbla pati edhe për Arbana Osmanin, duke i thënë “je një nga yjet e Top Channel”.

Takimi mes Beniades dhe daja Pashukut u mbyll me premtimin e bukuroshes që do të shkojë në Shijak të rrijë me të një javë. “Marshalla, marshalla” i thoshte daja Pashuku Beniades, e cila është një nga konkurrentet më të dashura në shtëpinë e Big Brother VIP.

Pastaj Arbana thirri që të ndaheshin. U përqafuan prapë me Beniadën dhe daja Pashuku la shtëpinë e Big Brother VIP. Një fytyrë me mirësi të madhe daja Pashuku.