LAJME / E Hënë 22 Shkurt 2021, 18:06

Gruaja shqiptare rrëfen zënkat dhe ofendimet nga kunati: Na mori inat se ne lindëm djalë e ai ka 3 vajza

Një 39-vjeçare nga fshati Dushk i Belshit ka rrëfyer peripecitë për vite me radhë me kunatin e saj, për shkak të shtëpisë së vjehrri i saj ua ka lënë trashëgimi.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24, 39 vjeçarja tregon se martua në një familje me tradita dhe u përkujdes për prindërit e bashkëshortit dhe si mirënjohje mori shtëpinë e tyre.


Por, 4 vite pas ndarjes nga jeta të vjehrrit, kunati i saj 44-vjeçar do që t’i marrë shtëpinë dhe për këtë e ka kërcënuar dhe ofenduar disa herë. Madje 39-vjeçarja ka marrë urdhër mbrojtje ndaj tij.

Pjesë nga intervista:

Evis Ahmeti: Vetëm njëri nga fëmijët e vjehrrit kërkon shtëpinë?


Gruaja: Po. Vjehrri në fillim rrinte me kunatin. Ata e lanë në mes të rrugës. Unë u përkujdesa. Ata asnjë kafe si dhanë. Ai më ishte mirënjohës. Më tha sa të mbyll sytë do rri me ty. Unë e kam pleqëruar, e kam trajtuar si babain tim. Kur vdiq vjehrri në të 40-tat i thashë kunatit që të ndajmë pasurinë. Ai kërkoi vetëm 3 dynym tokë dhe asgjë tjetër sepse tha ti e pleqërove. Në atë kohë ishte në Itali. Më pas nisën problemet. Ka ardhur dhe në darkë në shtëpi dhe më tha që do bëjë një mur në mes të oborrit. I thashë mos e bëj pa ardhur burri im. Vjet nisi sherri i madh. Erdhi dhe preu korentin. I thashë të sqarohemi por nuk më dëgjoi. Ka kërkuar të më nxjerrë mobiljet jashtë shtëpisë.

Evis Ahmeti: A e dinte ai testamentin?

Gruaja: Po e dinte. Të gjithë fëmijët e dinin dhe e pranuan që vjehrri na i fali ne shtëpinë. Kunati ka shtëpinë e tij, por sërish dëshiron gjysmën e shtëpisë time.

Evis Ahmeti: Pse kunati e ka konfliktin me ty dhe jo me të vëllanë?

Gruaja: Sepse burri im është emigrant pa dokumente. Mua më thotë ti nuk ke burrë. Ai nuk flet me burrin tim. Na mori inat sepse ne lindëm djalë dhe vjehrri i thoshte trashëgimtar. Ai ka vetëm 3 vajza. Mi ka bërë fëmijët me tension. Më ka thyer xhamat e shtëpisë. Nuk është jetë kjo.