LAJME / E Enjte 21 Janar 2021, 12:12

Gëzim i madh! Lindin në Shkodër trenjakët, familja përfiton 3.6 milion lekë

 

Një familje e re në Shkodër është shtuar ditën e sotme me tre fëmijë. Trenjakët, Elena, Soleil dhe Kristel gëzojnë shëndet të plotë.

 

Lajmin e publikon vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook. Teksa falenderon mjekët që aksesuan lindjen e trefishtë, ministrja shkruan se familja ka përfituar edhe bonusin e bebes në shumën e 3.6 milion lekëve të reja.

Ogerta Manastirliu: Ditë e gëzueshme sot, me lindjen e trenjakëve edhe në maternitetin e Shkodrës.

Elena, Soleil dhe Kristel kanë lumturuar familjen Lekstakaj në Shkodër dhe gëzojnë shëndet, falë kujdesit të treguar nga stafi mjekësor, dr.Isuf Çela, dr.Amela Troshani, dr.Elsa Kraja, dr.Dhurata Kuçi dhe dr.Erisida Velija dhe stafi infermieror në maternitetin e Spitalit Rajonal Shkodër.

Familja e re nga Shkodra përfiton menjëherë edhe bonusin e bebes prej 360.000 lekë të reja.