LAJME / E Premte 3 Shkurt 2023, 22:10

EMRI/ U hodh nga kati i 5-të i pallatit, ndërron jetë në spital burri në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë ku një person ka rënë nga kati i pestë i një pallati ditën e sotme.

Gazetari i Abc News, Roland Beqiraj raporton se Pëllumb Hoti është vetëhedhur nga dritarja e banesës së tij në kushte të rënduara psikologjike pasi dyshohet se vuan nga depresioni.

Ndërkohë mësohet se Pëllumb Hoti, i cili u vetëhodh nga kati i katërt i banesës, ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.

Mësohet se ai ka rënë mbi tarracën e një objekti që ndodhet në katin e parë./abcnews.al/