LAJME / E Enjte 23 Shtator 2021, 19:07

E trishtë, humb jetën nga covid 33-vjeçarja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë ditës së sotme në Infektiv.

Personi që ka humbur jetën me moshën më të re e 24-orëve të fundit është një 33-vjeçare.

Bëhet me dije se 33-vjeçarja është shtetasja me inicialet D.Z.

E reja ishte e shtruar prej disa ditësh në Infektiv, por duket se gjendja e saj shëndetësore është rënduar edhe për shkak të sindromës doën.

Mutacioni “Delta” ka rritur ndjeshëm rastet e reja në vendin tonë, ndërsa është shtuar edhe numri i të shtruarve në spital.

MSH ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për vaksinimin e qytetarëve, si forma më e mirë për mbrojtje nga Covid.