LAJME / E Shtunë 6 Mars 2021, 11:11

E trishte/ 2 vi ktima nga aksidenti, kush është oficeri i burgut që humbi jetën

Ka shkuar në 2 numri i vi ktimave të cilët kanë humbur jetën ditën e sotme në një aksident automobilistik në Rrogozhinë.

Bëhet me dije se ka humbur jetën në vendngjarje një burrë i identifikuar si Tonim Mehilli 54 vjeç. Ndërsa vi ktima e dytë është një grua e identifikuar si Merushe Koni 60-vjeçe e cila ndodhej pasagjere në një nga tre mjetet që u përfshinë në aksident.

Mësohet se 54-vjeçari që ka humbur jetën në aksident është oficer burgu dhe ishte nisur për në punë në Burgun e Peqinit.

Mes 3 të pl agosurve ështe dhe një fëmijë 10 vjeç.

V iktima e dytë, gruaja e cila ishte pasagjere ka humbur jetën teksa ishte duke u transportuar në spital. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i njërit prej automjeteve./Opinion.al