LAJME / E Mërkurë 27 Janar 2021, 19:07

E RRALLË/ Macja bën gjithçka që mundet për të ndaluar vogëlushin që të ngjitet në parmakët e ballkonit (Video)

Ky është momenti i adhurueshëm kur një mace bën gjithçka që mundet për të ndaluar vogëlushin e pronarit të saj që të ngjitet në parmakët e ballkonit të apartamentit.

Videoja u filmua nga pronari në shtëpinë e tyre në Bucaramanga, Kolumbi dhe sheh macen duke i dhënë një numër ‘shuplakash’ të buta në duar një fëmije ndërsa ai ngjitej në parmakët e ballkonit.

 


Pavarësisht se dukej se ishte në rrezik për vdekje në ballkonin e lartë, fëmija donte të ngjitej, ndërsa një rrjetë sigurie rrethon ballkon – por megjithatë macja bëri punën e saj.