LAJME / E Hënë 30 Maj 2022, 17:05

E rëndë në kryeqytet/ Vajza ‘masakron’ me thikë 15-vjeçarin, detajet e para nga policia

Një vajzë dyshohet se i ka shkaktuar lë ndime trupore me mjet të mprehtë një 15-vjeçari në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Gazetën Express se policia e ka identifikuar të dyshuarën dhe rasti është duke u trajtuar.

“Rreth ores 12:00 kemi pranuar informaten per lendimin qe ka marre nje i mitur i moshes rreth 15 vjeç

. Ngjarja dyshohet te kete ndodhur ne sheshin “Adem Preniqi” ne Obiliq.

Vi ktima dyshohet te jete lenduar nga nje mjet i mprehte dhe te njejtit i eshte ofruar ndihma mjekesore.

Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe nderkohe qe ka identifikuar te dyshuaren, po vazhdon trajtimin e rastit ne koordinim me prokurorin per te mitur”, tha Borovci.